Ad imageAd image

Zëdhënësi i Kremlinit: S’ dihet a do t’i ofrojë Serbisë ndihmë Rusia rreth Kosovës

1 min lexim

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka folur sot rreth vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë, transmeton Koha.net.

“Është shumë herët të flitet nëse Rusia do t’i ofrojë ndihmë Serbisë pas ashpërsimit të situatës në Kosovë”, citon “kurir” të ketë thënë Peskov.

Ai, siç njoftohet, ka shtuar se së pari duhet të mbahet takimi i dy kryetarëve i paralajmëruar për nesër e pastaj të flitet rreth ndihmës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka shkuar për një vizitë dyditëshe Rusi për ta njoftuar atje Putinin për situatën në Kosovë dhe, siç ka thënë, për të marrë nga ai përkrahje e këshilla rreth saj.

Ndani këtë artikull