Ad imageAd image

“Zero shanse për shkarkimin e Presidentit”

1 min lexim

Mos dekretimi i Metës të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm shënoi precedentin e parë duke çuar në një përplasje mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit. I ftuari i radhës në studion e “Top Talk” ka qenë juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci.
Pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse e reklamon Presidentin e Republikës nga pikëpamja juridike, ligjore e kushtetuese një vendim apo një akt i paarsyetuar i mos-dekretimit të ministrit Brendshëm, sikurse deri më tani, ndaj një precedenti për shkelje të Kushtetutës dhe shkarkim nga mazhoranca, Jordan Daci u përgjigj:

“Mundësitë për të shkaktuar Presidentin e Republikës, aq më pak këtë aktualin, janë zero. E para, që shkelja kushtetuese të ekzistojë do të duhet të vërtetohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm ajo mund të thotë nëse presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Kjo situatë është mburojë për presidentin, sikurse edhe për qeverinë për shumë probleme të tjera, për të cilat do të përballej në Kushtetuesen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Boshllëku po shfrytëzohet nga të dyja palët. Kjo është një lojë shahu, siç e tha kryeministri, por është pa arbitër, sepse s’kemi Gjykatë Kushtetuese”, përfundoi Daci.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull