Ad imageAd image

“Zgjedhje të parakohshme”, Kryemadhi takim “blic” në Durrës

1 min lexim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat në Durrës ka theksuar edhe një herë se djegia e mandateve ishte për të bërë shkrirjen bashkë me popullin.

Më tej Kryemadhi ka sqaruar se opozita është në rrugën e duhur.

Ajo u kërkoi strukturave të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryemadhi deklaroi se shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë tregojnë qartë si drita e diellit se opozita është në rrugën e duhur dhe e pandarë nga qytetarët.

Kryemadhi deklaroi prerë se s’do të ketë asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj.

Ndani këtë artikull