Ad imageAd image

Zgjedhjet e 6 marsit/ Sorina Koti: Dega e PD Korçë po riorganizohet, demokratët janë të bashkuar

1 min lexim

 

Deputetja e PD-së Sorina Koti në një intervistë në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv,. ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 6 mars.

Koti theksoi se dega e PD në Korçë po riorganizohet, ndërsa bëri thirrje që demokratët të bashkohen.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Demokratët duan bashkim. Demokratët kanë dhënë mesazh se do jenë bashkë, pavarësisht gjithçkaje, sepse kanë 30 vjet që luftojnë për demokraci në vend. Dega e PD Korçë ka nisur riorganizimin. Baza mendon se fraksionet duhen pranuar, sepse nuk mendohet dot që të përjashtohen deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike.

Baza është ajo që vendos pozicionin në parti për një person dhe baza është ajo që shkarkon dikë nga funksionet në PD. Uroj dhe shpresoj që të kemi një unitet, për të qenë bashkë në logon e PD, për të dhënë mesazhin që në PD mbizotëron liria e demokracia. Në strukturat e partisë do zgjidhen njerëzit që e meritojnë, nuk kemi përjashtuar asnjë demokrat në Korçë”, deklaroi Koti

Ndani këtë artikull