Ad imageAd image

Zgjidhet kreu i PD-së në Fushë Krujë

1 min lexim

 

Ka përfunduar edhe numërimi i votave në degën e Partisë Demokratike në Fushë Krujë.

Pas votimit të mbyllur rreth orës 18:00, janë numëruar edhe votat.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në këto votime kanë marrë pjesë 440 demokratë.

Në fund, kreu aktual i PD-së, Agron Loka ka fituar një mandat tjetër me 408 vota.

Rivali i tij, Aqif Mesi ka marrë 24 vota, ndërsa 8 vota janë shpallur të pavlefshme.

Vlen të theksohet fakti se dega e PD-së në Fushë Krujë është ndër të parat që ju bashkua ‘Foltores’, së liderit historik të demokratëve, Sali Berisha

Ndani këtë artikull