Ad imageAd image

ZJARR NË RRUGËN E KOMBIT, RAMA POHON NJË TJETËR RRUGË ME PAGESË

1 min lexim

KUKËS- Ndërkohë që rruga e Kombit në Kukës ishte përfshirë nga flakët për shkak të protestës për vendosjen e taksës së qarkullimit, kryeministri Rama ka njoftuar për një tjetër rrugë me pagesë nga qyteti i Vlorës, në të cilin ndodhej.

Rruga Kashar-Rrogozhinë, ndryshe nga rruga e Kombit –Vlorë do të ndërtohet me PPP.

Kryeministri u shpres se:- “Kemi mundësi të fillojmë me projektin Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Edi Rama i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të projekteve të strategjisë së re të punësimit në Vlorë.

Ndani këtë artikull