Ad imageAd image

Pas Elvanës, një tjetër këngëtar shqiptar do të bashkëpunojë me Ty Dolla Sign

1 min lexim

Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Ty Dolla Sign është publikuar vetëm para pak javësh dhe kënga ritmike po pëlqehet shumë. Por me sa duket këngëtarit me famë botërore nuk i ndahet zemra nga shqiptarët.

Postimet e fundit në Instagram tregojnë se shumë shpejt ai mund të sjellë një projekt muzikor me këngëtarin shqiptar Albert Stanaj. Albert Stanaj është një këngëtar shumë i talentuar dhe i vlerësuar nga shumë yje të muzikës botërore.

Ai ka postuar në Instagram një foto së bashku me Ty Dolla Sign me shkrimin: “Ne mund të kemi bërë diçka të çmendur”. Po ashtu edhe Ty Dolla Sign ka postuar foto në Instastory me Stanaj dhe duket se shumë shpejt mund të vijë një bashkëpunim i ri.

- reklamë -
Ad imageAd image

STANAJJJJJ

Untitled 1 38

Ndani këtë artikull