Ad imageAd image

Ukrainësja konkuron në “the Voice” me këngën shqiptare, juria habitet

1 min lexim

Në sezonin e 8’të të Voice of Ukraine, një kandidate ka zgjedhur që në paraqitjen e parë kur edhe bëhet përzgjedhja nga ‘trajnerët’, të paraqitet me këngë shqipe. Madiya Bodnaruk ka zgjedhur që rrugëtimin e saj në The Voice of Ukraine ta fillojë me këngën “Nëntori” nga Arilena Ara.

 

Edhe pse u pëlqente paraqitja, profesionistët në juri vazhdimisht pyesin se në cilën gjuhën po këndonte vajza simpatike dhe me vokal unik. Pjesë e jurisë është edhe Jamala – fituesja e Eurovizionit me këngën “1944”, shkruan KultPlus. “Nëntori” nga Arilena Ara mbetet një këngë e njohur tanimë në estradën shqiptare.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull