Ad imageAd image

Alarmi i mjekëve, hipertensioni ka prekur fëmijët

1 min lexim

Nëse doktori do t’ju thotë se fëmija juaj vuan nga hipertensioni, mos u çudisni. Edhe pse kjo konsiderohet si sëmundje e moshës së tretë, mjekët pediatër vënë alarmin se kohët e fundit hipertensioni po haset tek fëmijët e vegjël.

Bektash Mandri, mjek pediatër :Kjo u bë e njohur fillimisht në Amerikë, por ka hyrë edhe në vendin tonë. Nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe thotë më dhemb koka dhe detyrohemi të shohim problemin e hipertensionit. Ai duhet të trajtohet njësoj për të gjithë vetëm duhet të llogariten doza të ulëta”.

Produktet më të dashura për fëmijët janë shkaktarët e hipertensionit, i cili trajtohet po njëlloj si të rriturit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Janë të predispozuar për hipertension fëmijët obezë dhe fëmijët që konsumojnë shumë ushqime me ngjyrues të cilët janë shkaktarët kryesorë në hipertensionit”.

Po veç ushqimit, luhatjet e motit në këtë periudhë po shtojnë numrin e të vegjëlve që duan ndihmë mjekësore.

Stina e virozave sapo ka nisur dhe mjekët paralajmërojnë rritje të fluksit në fillim të muajit Nëntor./Tv  Klan

Ndani këtë artikull