Ad imageAd image

Ja pse kurrë nuk duhet t’ia huazoni kufjet e telefonit dikujt tjetër

1 min lexim

A ju ka kërkuar ndokush ndonjëherë t’ia huazoni kufjet e telefonit? Nëse po, duhet ta lexoni këtë artikull para se t’ia jepni përgjigjen. 

Duket se shprehia e huazimit të kufjeve të telefonit është mjaft e gërditshme, pasi që veshët janë të mbushur me baktere.

Një studim nga ‘BuzzFeed’ ka treguar se veshët tonë janë të mbushur me dyllë, qeliza të vdekura të lëkurës dhe me baktere.

- reklamë -
Ad imageAd image

Lajmi i mirë është se shumica e këtyre gjërave të gërditshme mund të largohen me produkte të cilat i largojnë bakteret dhe mikrobet.

Por problemet fillojnë sepse, siç mund ta keni kuptuar edhe vetë, dylli është ngjitës e kjo do të thotë se kufjet tuaja i marrin të gjitha bakteret dhe mikrobet.

Huazimi i kufjeve të telefonit te dikush tjetër vetëm sa e keqëson situatën, pasi që edhe bakteret e personit tjetër përfundojnë në veshët tuaj.

Duke marrë parasysh këtë, rreziku i infeksioneve rritet për një përqindje të madhe, prandaj rekomandohet që kufjet t’i mbani vetëm për vete.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull