Ad imageAd image

Lindja e fëmijëve autikë/ Ja cilat gra janë më të rrezikuara

1 min lexim

Gratë me sindromën e vezores policitike janë më të rrezikuara të lindin fëmijë me autizëm.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë me këtë gjendje janë 35% më të rrezikuara që të vegjlit e tyre të lindin me çrregullimet e spektrit të autizmit. Ekspertët e përshkruajnë studimin e ri “si një e dhënë e re e rëndësishme”, duke qenë se nuk dihet akoma saktësisht shkaku i autizmit. Në studimin nga Universiteti i Kembrixhit thuhet se luhatjet e niveleve të testosteornit lidhen me zhvillimin e autizmit tek fëmija.

Sindroma e vezores policitike prek 1 në 10 gra, dhe shkaktohet nga nivelet e larta të këtij hormoni, që pastaj kalohet tek të vegjlit në mitër, mendojnë shkencëtarët. Shkencëtarët analizuan të dhënat nga një databazë e NHS për 8500 gra me sindromën e vezores policistike dhe fëmijën e tyre të parë. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit më pas i krahsuan këto të dhëna me një grup prej 41 mijë grash pa këtë sindromë. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Probabilteti që një grua me sindromën e vezores policistike të lindte fëmijë me autizëm ishte 2.3% më i lartë, krahasuar me 1.7% për gratë pa këtë sindromë./Burimi ”Shëndeti.com”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull