Ad imageAd image

Vaji i farave të zeza, mrekullibërës për dobësim

1 min lexim

Vaji i farave të zeza mund të konsiderohet si versioni më i mirë i uthullës së mollës. Së fundmi është promovuar shumë nga ekspertë të shëndetit dhe fitnesit, duke e cilësuar si mrekullibërës në rënien në peshë.

Edhe pse vajrat nuk janë substanca e parë që të vjen ndërmend kur mendon për rënien në peshë, rezulton që vaji i farave të zeza mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit. Duke rregulluar nivelet e glukozës, mbrojtur shëndetin e mëlçisë, ulur inflamacionin, shkencëtarët mendojnë se ky lloj vaji mund të ndihmojë në rikthimin në peshë normale të trupit.

Disa ekspertë i referohen vajit të farave të zeza si një nga zgjidhjet natyrale më popullore dhe më efikase për rënien në peshë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Falë vetive antioksiduese dhe përmbajtjes së lartë në fibra, vitamina dhe minerale, vaji i farave të zeza ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, parandalimin e fryrjes së barkut dhe përmirësimin e sistemit tretës.

Ndani këtë artikull