Ad imageAd image

Një ëmbëlsirë që do e duash gjithmonë në tavolinë

1 min lexim

Shija kërcitëse e fëstëkëve dhe shija kremoze e çokollatës janë sekreti që fshihet në këtë ëmbëlsirë. Mund të shoqërohet me pana të rrahur ose me akullore. Më poshtë ke recetën, të cilën ne jemi të bindur që do ta mësosh përmendësh

Përbërësit

250 g çokollatë e zezë e copëtuar

- reklamë -
Ad imageAd image

50 g fëstëkë pa kripë

5 lugë rum

250 g gjalpë

6 vezë

125 g sheqer

60 g miell

1/2 zarfi pluhur pjekës

150 g çokollatë e zezë e pacopëtuar

20 cl pana

 Përgatitja:

Ngrohe furrën në 180 gradë, lyej me gjalpë një formë keku dhe mbushe fundin me fëskëtë. Shkri çokollatën dhe gjalpin në mikrovalë ose në banjëmari. Rrih të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të zbardhen, shto miellin, pluhurin pjekës, rumin, çokollatën me gjalpin dhe në fund të bardhat e vezëve, pasi t’i kesh rrahur më parë. Hidhe masën tek forma dhe piqe në furrë për 30 minuta. Hiqe dhe lëre të ftohet. Për kremin e çokollatës, ziej panën, hidhe mbi çokollatën e grirë dhe shto pak gjalpë. Përzieje. Përhape mbi ëmbëlsirë dhe më pas prije dhe shërbeje.

Ndani këtë artikull