Ad imageAd image

Tortë e njelmët me mish të bluar

1 min lexim

Tortë e njelmët me mish të bluar.

Përbërësit:

  • 500 gr mish i bluar
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 1 karrotë
  • 2 lugë salce domatesh
  • 250 gr kërpudha
  • 1 lugë çaji Rigon
  • kripë
  • Biber i zi
  • vaj vegjetal
  • 250 gr oriz
  • 20 gr gjalpë
  • 500 ml salce beshamel
  • 100 gr djathë kaçkavall

Hapat

- reklamë -
Ad imageAd image
  1. Së pari ziejmë orizin në temperaturë mesatare me ujë dhe gjalp (1 gotë oriz, 1 gotë e gjysmjë ujë).
  1. Karrotën, qepën, specat i ndajmë në pjesë të vogla, i skuqim me vaj vegjetal.
  1. Shtojmë kërpudhat e prera për së gjati, shtojmë mishin dhe vazhdojmë t’i skuqim së bashku.
  1. Në fund shtojmë salcën e domateve, kripën, biberin, dhe rigonin.
  1. Orizin e zier e vendosim në tepsi, orizin e shtypim pak me një lugë, përmbi shtojmë masën e përgatitur nga mishi.
  1. Në fund shtojmë salcën beshamel dhe e mbulojmë me djathin kaçkavall të renduar.
  1. E pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 10 minuta të mbuluar me folie alumini, kursë më pas ia largojmë folien dhe e pjekim derisa të marrë ngjyrë të bukur përmbi.
  1. Ju bëftë mirë!
Ndani këtë artikull