Ad imageAd image

Çdokush e ka një pikë të dobët/ Rike Roçi përlotet në emision, ja arsyeja

1 min lexim

E bukur dhe sexy, por  dhe ajo e ka një pikë të dobët.

 Ish-banorja e Big Brother, Rike Roci  tashmë shfaqet shumë rrallë nëpër skenat televizive. Këtë herë  Rike ka qenë e ftuar në emisionin “Një kat më lart” ku foli si rrallë  herë për mungesën e të atit në jetën e saj, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Në një bisedë tejet të sinqertë, Rike u tregua për herë të parë shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në ekran.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ermal Peci i tha se kur u takuan në dhomën e grimit u njoh me një tjetër Rike, tejet emotive dhe se ironikisht të dy vuanin nga humbja e babait. Kaq mjaftoi që Rikja të emocionohej dhe të përlotej.

“Ka dy vite që është larguar. Kam qenë shumë e lidhur, pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që të fle gjumë e të mos mendoj.”

Rike tha se nuk duhej ta pyesnin për këtë pasi nuk ka qarë kurrë në ekran.

Megjithatë moderatori e rregulloi situatën me një kompliment duke i thënë se Rike është shumë seksi kur qan.

Ndani këtë artikull