Ad imageAd image

David Beckham merr dhuratë mijëra dollarëshe nga vajza 6-vjeçare

1 min lexim

David Beckham vetëm pak ditë më parë festoi 43-vjetorin e lindjes.

Dhe ish-ylli i futbollit ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa nga dhuratat që mori nga familja e tij.

Ajo çfarë ra në sy ishte dhurata mijëra dollarë e vajzës së tij 6-vjeçare, Harper.

Beckham nuk i përmbajti dot emocionet kur përpara syve i doli dhurata e vogëlushes, një verë me vlerë 4.950 dollarë nga Louis Vuitton.

Dhurata ishte e personalizuar me shkrimin ‘Daddy’s Wine Cellar, Love Harper!’ si edhe 2 gota vere kristali.

Ndani këtë artikull