Ad imageAd image

Dikur thoshte se dashuria ishte për injorantët, tashmë Kastro kërkon nuse!

1 min lexim

Kantautori Kastro Zizo i ftuar në emisionin “Top Show Magazine” deklaroi se asnjëherë nuk kishte rënë në dashuri dhe dashuria ishte për injorantët.

Kjo deklaratë e tij ka bërë xhiron e portaleve dhe duket se ai është “penduar” për çka ka thënë. Përmes një shkrimi në Storyn e tij në Instagram Kastro shprehet:

“Miq dhe armiq nisur nga deklarata ime e fundit mbi mos dashurimin tim në jetë i kam nja 2 fjalë: Media është një gënjeshtër e madhe kështu që mos besoni çdo gjë që thuhet.  Shpeshherë gjërat bëhen për show apo blasfemi momentale. Do thoni ju pse e bëre? Se ashtu mu tek se i kam mundësitë për ta bërë. Kam dashuruar shumë në jetë dhe do vazhdoj ta bëj! Bëni dashuri dhe dashuroni. P.S jam në kërkim të një super goce për ta martuar,”-përfundon Kastro.

- reklamë -
Ad imageAd image

Aktualisht ai ka dy fëmijë nga dy martesat e tij të mëparshme.

fg 1524820409 1106567

Ndani këtë artikull