Ad imageAd image

Dua Lipa largohet nga koncerti duke qarë (Foto)

1 min lexim

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja është detyruar të ndërpresë koncertin e saj në Denver të SHBA për shkak të problemeve shëndetësore dhe është larguar duke qarë.

Përmes një postimi në Twitter, 21-vjecarja ka shpjeguar se është detyruar të ndërpresë shfaqjen për shkak të një infeksioni në vesh dhe dhimbja ishte e pa përballueshme.

“Mendova se do t’ia dilja, por ishte mjaft e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh”-ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull