Ad imageAd image

E gjithë vëmendja për Kate Middleton, mahnit në natën e çmimeve ‘Bafta’

1 min lexim

 ‘Bafta’ njihet ndryshe si nata e ndarjes së çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe. Ajo ka bërë bashkë personazhet më të famshëm ndërkombëtare, por vëmendjen më të madhe e mori dukesha e ‘Cambridge’, Kate Middleton.

Middleton shkëlqeu me fustanin e bardhë nga ‘Alexander McQueen’, e bëri që gjithë sytë të drejtoheshin nga ajo.

I gjatë deri në fund të këmbëve dhe pak më i ngushtë ne pjesën e belit, fustani përshtatej më së miri me trupin e Kate, e cila dukej plot ‘class’.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këpucët që dukesha kishte zgjedhur ishin nga marka e njohur ‘Jimmy Choo’ dhe gjithë detajet e tjera, si flokët, ‘makeup-i’, bënë që Kate të kishte një pamje mahnitëse.

Ajo surprizoi dhe njëherë të gjithë adhuruesit e familjes mbretërore me zgjedhjet e saj mjaft të gjetura dhe klasike, si në çdo dalje tjetër të sajën publike.

auto catherine duchess of cambridge arrives at the ee british news photo 1128725192 15498262341549880190auto catherine duchess of cambridge arrives at the ee british news photo 1128725192 15498262341549880190

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull