Ad imageAd image

E kaluara e errët e Lil Wayne

1 min lexim

Duket se “Billboard” ka bërë një kërkim të hollësishëm rreth të kaluarës së reperit të famshëm Lil Wayne.

35 vjeçari i cili për një kohë të gjatë i ka munguar fansave me prurje të reja shumë shpejt do të lançojë albumin e tij më të ri “The Carter V”.

Në këtë album reperi zbulon anën e errët të fëmijërisë së tij, dhunën në familje si edhe përpjekjet për vetëvrasje. Edhe pse në intervistat e kaluara ai ka theksuar se këto vepra kanë qenë aksidentale dhe jo të qëllimshme për t’u vetëvrarë, “Billboard” zbulon të kundërtën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një nga këngët më të reja të këtij albumi, Lil Wayne tregon se si në moshën 12-vjeçare mori fshehurazi armën e mamasë së tij për të qëlluar veten ,por fatmirësisht plumbi nuk arriti në zemër.

Ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ftohtë me të ëmën pasi kjo e fundit nuk e lejonte të bënte rep.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull