Ad imageAd image

Erën e akuzojnë se nuk këndoi “live”, ja si përgjigjet ajo

1 min lexim

Pas përformancës së Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror që u mbajt të dielën në Moskë, këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram vazhdimisht ka postuar foto dhe video. 

Sot ajo ka postuar disa të tilla, me mbishkrimin “Gjurmët e performancës së kaluar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Ndërsa një komentues i ka shkruar: “Sinkronizimi i buzëve ishte mbresëlënës ”, duke aluduar kështu që Era nuk ka kënduar “live”. 
Por, Era e ka një shpjegim për të.

- reklamë -
Ad imageAd image

 “Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar “live. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur t’i postojnë performancën zyrtare të videos”, i është përgjigjur Era.

37263350 2044421162553078 6498049106668158976 n 1531748193 6979317

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull