Ad imageAd image

Gjiko i dhuron të vëllait makinën e ëndrrave për ditëlindje

1 min lexim

Gjiko dhe i vëllai, Arbër Gjikolli – ndryshe i njohur si Big Bang Beats – janë një dyshe e paparë. Përveçse është CEO i Redbox Entertainment, Arbi ka prodhuar disa prej hiteve të hershme të Gjikos, si “Si me def”, “Edhe Tri” apo këngëve të fundit “Mos ma përzij” e “Shtrejt”. Arbri kompozon, ndërsa Gjiko, shkruan tekstet. Formula funksionon. Gjiko është ndër reperët më të famshëm të momentit dhe i vëllai luan një rol të rëndësishëm.

 Sot, Arbri feston ditëlindjen dhe surpriza më e madhe i erdhi nga Gjiko, i cili i bleu makinën e ëndrrave: një BMW M4 blu. Gjithashtu, vlen të përmendim që nuk e dimë nëse kjo BMW specifike është makina e ëndrrave të Arbrit, por është makinë ëndrrash në përgjithësi për dy arsye: është e re dhe e shpejtë. (Gocat e kësaj redaksie nuk marrin vesh nga makinat.)

- reklamë -
Ad imageAd image

Pasi e bleu dhe e solli në lagje, hapi i radhës ishte surpriza.

Një tufë me djem i lidhën sytë Arbrit dhe e drejtuan drejt makinës që e priste. Natyrshëm, kur e pa, Arbrit s’i besohej, pastaj u prek, pastaj përqafoi Gjikon dhe të tjerët. Historia përfundon me Arbrin që hipën në makinë dhe gëzon.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull