Ad imageAd image

Hailey Baldwin ndryshon mbiemrin nga Baldwin në Bieber

1 min lexim
 

Hailey Baldwin tani është Bieber.

Modelja 21-vjeçare e cila nuk e ka konfirmuar publikisht se ajo dhe Justin Bieber janë martuar, tani ka një linjë veshjesh me emrin Hailey Bieber, sipas The Blast.

Ajo ruajti edhe mbiemrin e vajzërisë.

Çifti i cili u fejua në korrik, nxiti spekulime martesore disa muaj më vonë kur ata u panë në një komunë në Manhatan.

Bieber, 24 vjeç, gjithashtu ka paraqitur dokumentet e tij duke aplikuar për shtetësi amerikane.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull