Ad imageAd image

Ikona e bukurisë feston 84-vjetorin e lindjes, mbi 60 vite karrierë për Sophia Loren

1 min lexim

Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore, Sophia Loren, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Gjithashtu ajo feston edhe mbi 60 vite në botën e kinemasë dhe artit, të cilat e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Karriera e saj nisi në moshën 14-vjeçare në vitin 1949, teksa spikati në një konkurs bukurie. Pasi kaluan katër vite vjen dhe roli i parë i saj në kinema. “Dy net me Kleopatrën” është filmi i parë i saj. E kur ishte  24 vjeçe, Loren kishte xhiruar mbi 40 filma.

Ndërkohë kulmi i karrierës erdhi kur aktorja italiane shkoi në “Hollywood”, për t’u shfaqur në dhjetëra filma si protagoniste dhe joprotagoniste.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sophia ka marrë dy çmime “Oscar”, një kupë “Volpi” dhe një “Leone d’Oro” për karrierën.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull