Ad imageAd image

Ndahet nga jeta aktori i njohur britanik

1 Min Read

Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare aktori i njohur britanik Peter Mayhew.

Aktori i cili ka luajtur rolin ‘Chewbacca’ në filmat e “Star Wars” vdiq në shtëpinë e tij në Teksas më 30 prill.

Aktori britanik-amerikan luajti rolin e gjigantit Wookiee Chewbacca në trilogjinë origjinale që filloi në vitin 1977, si dhe filmat e mëvonshëm deri në vitin 2015.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ai e vendosi zemrën dhe shpirtin e tij në rolin e Chewbacca dhe tregoi në çdo skenë”, tha familja e tij.

TAGGED:
Share This Article