Rita Ora e gjitha në ar në veshjen për Met Gala 2019

Tuesday, 07 May 2019 11:08

Rita Ora edhe mbrëmë ka marrë vëmendjen në eventin e madh Met Gala. Në eventin e mbrëmshëm të Met Gala, shumë yje sërish kanë shfaqur sensin e tyre të modës dhe ideve më të veçanta përmes veshjeve dhe dukjes.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe Rita Ora, dhe as këtë herë nuk ka dështuar për të marrë vëmendjen në tepihun e kuq, shkruan Gazeta Express. Rita është shfaqur në një fustan të gjatë ngjyrë ari, dhe me flokë të gjatë e të lëshuar.

Bukuroshja është shfaqur në këtë event duke e shoqëruar idolin e saj, modelen legjendare Kate Moss dhe të dyjat janë veshur në veshje thuajse të ngjajshme. Tema e këtij viti në Met Gala ishte për veshjet ikonë të modës.

Login to post comments