Çifti arrin në Kosovë, Mozzik flet për arrestimin e Loredanës

E Enjte, 09 May 2019 20:37

Loredana dhe Mozzik kanë mbërritur në Kosovë për të bërë xhirimet e videoklipit të ri muzikor.

Nuk ka munguar përballja e tyre me mediat kosovare, ku u pyetën në lidhje me akuzat për mashtrim dhe arrestimin e Loredanës.

Bashkëshorti i reperes, Mozzik ka zgjedhur të reagojë para kamerave duke thënë se do flasin avokatët për arrestimin e Loredanës në lidhje me vjedhjen në mënyrë mashtruese të 900 mijë frangave nga cifti gjerman, konfirmon Prive.

Prokuroria në Luzern po heton ende për çështjen e saj. E përditshmja zvicerane "20 minuten" raportoi se avokati i Loredanës i ka ofruar 350 mijë franga çiftit gjerman, gjë të cilën e kanë refuzuar.

Gruaja që i ka akuzuar thotë se Loredana me vëllain e saj i kanë marrë më shumë se 900 mijë franga, pasi nuk po i ofrojnë as gjysmën e shumës së marrë.

Për momentin, Prokuroria ka marrë vendimin e hetimit në gjendje të lirë. Nuk dihet nëse në kushtet e vendosura lejohet që të largohet nga vendi.

Modifikuar më Premte, 10 May 2019 10:17
Login to post comments