Këngëtarja e famshme Britney Spears është bërë pjesë e një qëndre rehabilitimi për trajtimin e problemeve me shëndetin mendor, por atje po qëndron pa dëshirën e saj.
Burime për “TMZ” kanë treguar se këngëtarja ju ka thënë disa gjykatësve se babai i saj, Jamie Spears, e ka futur në qendrën e rehabilitimit kundër dëshirës së saj dhe e ka detyruar të pijë ilaçe.
Këngëtarja qëndroi në qendër për 30 ditë dhe më pas doli prej saj dhe ndaloi së marri ilaçe. Britney i ka kërkuar më shumë liri gjykatësve dhe madje në rrjete sociale është krijuar një fushatë për ta lënë të lirë.
Edhe vetë këngëtarja është bërë pjesë e lëvizjes “Free Britney” (Lironi Britney-n), për të mos u varur më nga prindërit e saj.