Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore është shprehur së fundmi në një postim të sajin në rrjetin social Instagram, pro abortit legal.
Ajo shpreh kunder ilegalizimit që u firmos nga guvernatori i Alabama-s Kay Ivey.
Ajo ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me këtë çështje:
“Jo trupin tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, ka shkruar artistja shqiptare Dua Lipa.
Mesazhit të saj i është përgjigjur edhe shqiptarja tjetër e famshme Bebe Rexha:
Ajo publikoi në InstaStory një shkrim, përmes së cilit potenconte se edhe ajo është pro abortit legal.
“Derisa një bebe të vijë nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij”, ka shkruar Rexha në InsatStory.
Ka pasur edhe të famshëm të tjerë të cilët kanë reaguar pro abortit si artistja e famshme Lady Gaga.