Lorena Haliti, një prej modeleve më të famshme në Amerikë dëshiron të ruajë traditat, prandaj në listën e saj nuk përfshihen meshkujt e huaj.
Ajo ka mësuar të gatuajë disa ushqime tradicionale pasi dëshiron të ketë një partner me origjinë shqiptare.
Në një intervistë për "E diell", Lorena zbuloi se e do burrin "shqiptar tërësisht" pasi familja e ka rritur me këtë frymë.
“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, u shpreh Lorena.