Ad imageAd image

Ja pse u nda Selena nga Justin, ajo zgjodhi…

1 min lexim

Rikthimi i tyre pas vitesh të tëra ndarje, i gëzoi të gjithë fansat e çiftit Gomez-Bieber. Por ky rikthim nuk do të zgjaste shumë pasi këngëtarja i dha fund lidhjes. Flitej se ishte mamaja e saj ajo që nuk ishte aspak dakord me rikthimin e së bijës me Justin. Por a ishte kjo arseyeja e vërtetë?

Një burim i revistës amerikane Us Weekly, është shprehur se këngëtarja 25 vjeçare,e ka zgjedhur lumturinë e saj dhe të familjes para lidhjes me këngëtarin Bieber dhe ka marrë vendim që të ndahet.

“Selena nisi ta shohë fotografinë e plotë dhe i peshoi gjërat se cila ishte më e rëndësishme: lumturia e saj apo aprovimi i miqve dhe familjes, apo të qenit në lidhje me Justin, duke mos e pasur përkrahjen e askujt. Ajo është ndjerë keq dhe ka marrë vendim që t’i jap fund romancës dhe të shikojë drejt të ardhmes, në një kapitull të ri”, shkruan Us Weekly.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull