Ad imageAd image

Johnny Depp del për herë të parë publikisht në premierën e filmit më të ri

1 min lexim

‘Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald’ pati premierën në Angli mbrëmjen e kaluar. Më në fund, i shumëpritur nga fansat në tapetin e kuq u shfaq edhe Johnny Depp. Deri në këtë moment pjesëmarrja e aktorit të suksesshëm ishte e dyshimtë, pasi ai nuk kishte dal në asnjë nga spotet dhe posterat promocionalë të filmit.

 

I veshur në mënyrë elegante, 55-vjeçari mori vëmendjen e të pranishmëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Filmi me fabul të krijuar nga JK Rowling, shkrimtarja e Harry Potter, pritet të thyejë rekorde shikueshmërie.

Ndërsa për Johnny Depp ky është rikthimi në ekran pas një mungesë të konsiderueshme dhe pas problemeve me jetën personale dhe financat

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull