Ad imageAd image

Justin Bieber, godet me grushta një të panjohur

1 min lexim

Këngëtari me famë botërore Justin Bieber është përfshirë në një incident në festën e organizuar nga Patrick Schwarzenneger.   

Bieber është përleshur me një person të panjohur, pasi ai kishte kapur nga fyti një vajzë.

Fillimisht, Justin dhe miqtë e tij tentuan të bisedonin me këtë person por pasi panë që ai nuk e lështonte vajzën, Justin e ka goditur për ta shpëtuar. Burime për “TMZ” kanë thënë se burri ishte i droguar dhe vajza ka qenë ish e dashura e tij. Pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, është arrestuar. 

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull