Ad imageAd image

Kanye di si ta surprizojë Kimin, ja dhurata luksoze që i ka blerë

1 min lexim

Kanye Ëest i ka blerë Kim Kardashian makinën si të Kylie Jenner, prej 187 mijë funtash.
Reperi ka vendosur që gruas t’i bëjë një dhuratë makinën e re, të ngjashme me të motrës, Kylie, shkruan TheSun.

Kylie ka një veturë luksoze të tipit “Mercedes”, me ngjyrë portokalli, tashmë të njëjtën e posedon edhe Kim, por me ngjyrë të gjelbër.

37 vjeçarja, Kim ndau në rrjetin social Instagram disa imazhe nga udhëtimi i saj i parë me veturën e re.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kim filmoi veturën nga të gjitha anët, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili i bëri dhuratë atë, po qëndronte pranë saj.

Bukuroshja zbuloi se dashuronte këtë model derisa ngiste veturën ngjyrë portokalli, të motrës në Miami.

“Oh Zot, sapo dola nga palestra dhe u befasova nga kjo ‘bebe’ e re”, ka thënë Kim.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull