Ad imageAd image

Kim Kardashian i bën dhuratë 65.625 dollarë vajzës 6-vjeçare

1 min lexim

North West ka marrë një dhuratë 65.625 dollarëshe nga prindërit e saj Kim Kardashian dhe Kanye West.

Çifti u dhuroi vajzës 6-vjeçare xhaketën e Michael Jackson që e fituan në një ankand pikërisht për t’ia dhënë North.

Xhaketa u vesh nga ylli i popit në festën e 65-vjetorin të lindjes së Elizabeth Taylor në vitin 1977 dhe u shit për 65.625 dollarë në tetor.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kanye dhe unë i dhamë North këtë xhaketë. Është xhaketa e Michael Jackson që veshi me Elizabeth Taylor,”- ndau lajmin Kim me miliona fansat e saj në mediat sociale. “Ajo është tifoze e madhe e Michael Jackson dhe ne e dinim që do t’i pëlqente.”

Kim sqaroi se ajo dhe Kanye, të cilët kanë një pasuri të përbashkët me vlerë 510 milionë dollarë, e blenë xhaketën në ankand.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull