Ad imageAd image

Kush është biznesmeni shqiptar që i dhuron Bleona Qeretit një vilë përrallore

1 min lexim

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Bleona ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj shqiptar duke u shprehur se po mendon të rikthehet në vendin e saj.

Bleona u shpreh se ka dëshirë të jetojë 6 muaj në Amerikë dhe 6 muaj në Shqipëri. Ndërkohë gjatë kësaj kohe në Shqipëri ajo do punojë edhe për një këngë në gjuhën shqipe.

Në këtë moment Ermal Mamaqi i tha Bleonës ta mendojë rikthimin sepse njeh biznesmenë që e adhurojnë atë si këngëtare dhe do kishin shumë dëshirë t’i dhuronin një vilë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Unë njoh shumë biznesmenë që të çmojnë dhe do ishin shumë të lumtur të të dhuronin një vilë, kështu që pse nuk vjen”, i tha Ermali Bleonës.

“Faleminderit. Dhuratat nuk i kthen as mbreti. Por ajo që më sjell në Shqipëri është realisht dashuria e njerëzve, e publikut tim dhe fansave të mi sepse unë pa atë nuk jetoj dot”, u shpreh Bleona.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull