Ad imageAd image

Meghan nënshkroi kontratë për zërin sapo u shkëput nga familja mbretërore, Daily Mail zbulon prapaskenat e marrëveshjes: Mendjen shefit të Disney ia mbushi Harry

1 Min Read

Pas shkëputjes nga Familja Mbretërore në media u shkruajt se Meghan Markle kishte lidhur një kontratë me Disney për zërin.

Por “Daily Mail” teksa publikon një video hedh dyshime se kjo kontratë është iniciuar nga Harry, burri i saj.

Në video duket se Harry po përpiqej që të bindte shefin e ekskluzivitetit të Walt Disney, Bob Iger për t’i dhënë gruas së tij një punë.

Në premierën e Lion King në Londër korrikun e kaluar, Duka i Sussex takoi shefin e fuqishëm Walt Disney dhe reklamoi ‘interesin’ e Meghan që të regjistonte zërin.

Gjatë bisedës që shihet në video, regjistruar nga një fans i tyre Harry bën gjeste me Iger dhe i thotë:

Harry: A e dini si e bën zërin ajo?

Shefi Disney: Ah, unë nuk e dija këtë.

Harry: Dukesh i befasuar. Ajo është vërtet e interesuar.

Shefi Disney: Do të donim shumë ta provonim. Kjo është një ide e shkëlqyer.

 

 
 
 
TAGGED:
Share This Article