Ad imageAd image

Modelja i jep gji foshnjes ndërsa sflilon, polemika në rrjetet sociale

1 Min Read

Modelja e njohur Mara Martin është ka guxuar me daljen e saj të fundit në pasarel. Ajo ka sfiluar teksa i jepte gji vajzës së saj katër muajsh. Gjesti i saj ka tërhequr vëmendjen e gjithë të pranishmëve dhe jo vetëm. Në media të ndryshme dalja e saj është bërë lajm. Edhe pse modelja kishte pak muaj që solli në jetë vajzën e saj, ajo nuk hoqi dorë nga nga sfilata e kësaj të hëne në Miami për prezantimin e linjës së rrobave të banjës ‘Sports Illustrated’.

Për të ushqyer vajzën ndërsa sfilonte,  Martin veshi rroba banje të posaçme, si dhe i kishte vënë kufje së voglës në mënyrë që ajo të mos shqetësohej nga duartrokitjet.

Lidhur me këto pamje plasën polemikat, ku ishin të shumtë ata që e mbështesnin, sikundër të tjerë që e kritikuan, duke thënë se një akt intim personal i një nëne nuk duhet bërë publik.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk mund ta besoj që unë dhe vajza ime kemi përfunduar në faqet e para të gazetave për diçka që unë e bëj çdo ditë”, shkruante modelja në faqen e saj në “Instagram”.

Share This Article