Ad imageAd image

Nën hapat e prindërve, vajza e Beyonce fiton çmimin e rëndësishëm

1 min lexim

Vajza 7-vjeçare e Jay-Z dhe Beyoncé-s, Blue Ivy Carter, fitoi çmimi Ashford & Simpson Songwriter’s Award Train Soul 2019 të Dielën për kontributin e saj në melodinë “Brown Skin Girl”.

Kënga u publikua në korrik si pjesë e kolonës zanore të filmit “The Lion King: The Gift”. Vokalet e Blue Ivy janë paraqitur gjithashtu në fillim dhe në fund të kolonës zanore

Beyoncé, Jay-Z, St. Jhn dhe bashkautorë të tjerë ndanë fitoren e çmimit Ashford & Simpson Songwriter me vajzën e vogël.

- reklamë -
Ad imageAd image

Beyoncé aktualisht është përfshirë në një betejë për markën tregtare mbi emrin e vajzës së saj. Këngëtarja superstar pohoi në dokumente gjyqësore se fëmija i saj është “ikonë kulturore”, kështu që ky nder i fundit mund të ndihmojë çështjen e saj.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull