Ad imageAd image

Një tjetër klip në muze, Beyonce zgjedh ’vendin e ndaluar’ në Romë

1 min lexim

Muajin e kaluar, Beyonce dhe Jay Z publikuan albumin e tyre, “Everything is Love” bashkë me videoklipin e “Apeshit”, i cili ishte xhiruar brenda muzeut të famshëm, atij të Luvrit. 

Video pati mjaft impakt pasi filmimet krah veprave më të çmuara paralelizoheshin me vepra të tjera të kulturës afro-amerikane.

Duket se Beyonce nuk do të mjaftohet me muzeun e Luvrit, por tashmë i ka vënë syrin një tjetër vendi “të ndaluar”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Bëhet fjalë për Koloseun antik të Romës.

Sipas mediave italiane, artistja e njohur ka kërkuar të xhirojë brenda Koloseut, por kërkesa e parë është refuzuar për shkak të programimit të kohës nga ana e kompanisë së Beyonces.

beyonce colosseo

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull