Ad imageAd image

Nuk e dinit, por Noizy është i fiksuar pas këngëtares

1 min lexim

Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është një prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë. Këngët e tij kthehen gjithmonë në hite dhe postimet e tij në Instagram nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar.

Me siguri të gjithë e keni vënë re fiksimin e Noizyt për këngëtaren me famë botërore, Rihannën. Reperi shpesh i komenton asaj në foto të ndryshme në Instagram, duke e quajtur edhe ‘nuse’.

Mirëpo veprimi që Noizy ka bërë së fundmi i ka habitur të gjithë fansat. Ai ka publikuar mbrëmjen e kaluar në profilin e tij në Instagram një foto selfie të Rihannës, duke i uruar të gjithë fansave natën e mirë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kështu reperi ka treguar edhe një herë pëlqimin e madh që ka për të dhe postimi i tij ka sjellë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.

 640 0 5b00268240837

 

Ndani këtë artikull