Ad imageAd image

Poston foto me Dua Lipën, fansat-Bebe Rexhës: E harrove Ritën

1 min lexim

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha prej shumë kohësh shqyhen për miqësinë e fortë me njëra-tjetrën.

Bashkë i kemi parë në evente të ndryshme, teksa kjo afërsi u bë shkas që të supozohet për një front të dy vajzave kundër një tjetër ylli shqiptar, Dua Lipës.

Por gjërat kanë ndryshuar dhe Bebe po shihet më shumë me Duan.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjithashtu dy këngëtaret vetëm pak ditë më parë hodhën video ndërsa kërcenin valle shqiptare në një hotel në Spanjë, pas eventit të MTV EMAs .

Por duket se marrëdhënia e mirë e krijuar mes tyre, ka sjellë reagimin e fansave në lidhje me Rita Orën.

Një nga fansat ka komentuar në foton e Bebe Rexhës, ku ka pozuar me Duan, dhe shprehet se ajo po e harron miken e saj të vjetër.

Por menjëherë ka reaguar, këngëtarja e cila është shprehur: “Mos filloni. Rita është gjithashtu shoqja ime.”

fansat

Ndani këtë artikull