Ad imageAd image

Pyetet për ndërhyrjet kirurgjikale, Manjola Nallbani ‘zbulon sekretin’

1 min lexim

Manjola Nallbani vazhdon të mbetet sikur të ishte në të njëzetat e saj edhe pse tashmë i ka bërë 50-vjeç. Këngëtarja shumë e dashur për publikun komentohet shpesh për fotot ku na lë të mahnitur e që vërtetojnë se ajo sa vjen e rinohet.

Manjola ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Këndo këngën time” në Vizion plus, ku gjatë intervistës u pyet edhe për imazhin e saj.

Këngëtarja tregoi se e ka shumë të rëndësishëm imazhin, por gjatë viteve nuk ka bërë as edhe një ndërhyrje në fytyrë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Unë jam nga ato qenie që edhe mos të kisha këtë profesion do kisha shumë të rëndësishëm imazhin, është brenda shpirtit tim. Unë e dua të bukurën, jo thjeshtë ta ndërtoj në veten time por edhe kur e shikoj te të tjerët  më ushqen shpirtin. As nuk kam prishur ndërtesa pa leje dhe as kam ndërtuar gjëra nga fillimi. Përpiqem të mbaj mirë atë që më ka dhënë perëndia, dmth nuk kam transformuar asgjë në fytyrën time”, u shpreh Manjola.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull