Ad imageAd image

Ronaldo do bëhet sërish baba?

1 min lexim

Këto ditë kanë qenë të lavdishme për futbollistin e njohur portugez Cristiano Ronaldo-n, pasi ai shkëlqeu në ndeshjen kundër Spanjës.

 Ronaldo është në kulmin e karrierës, por edhe jeta e tij private duket se është duke shkuar më së miri. Nga postimet në rrjetet sociale, ai dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez duket sikur janë duke shijuar në maksimum të qenit prindër.

Në nëntor të viti të kaluar, Ronaldo u bë prind për herë të katërt, pasi Georgina solli në jetë vajzën e tyre Alana Martina. Por nëpër media po qarkullon lajmi se Georgina është sërish shtatzënë, kjo pas daljes së fundit publike në një sfilatë mode.

- reklamë -
Ad imageAd image

Georgina kishte veshur një bluzë të tejdukshme dhe një fund të ngushtë, nga i cili dukej qartë barku i rrumbullakosur.

Duke marrë parasysh linjat e saj, një bark i tillë i futi të gjithë në dyshime. Ndoshta shumë shpejt Cristiano do të bëhet sërish baba? 

georgina rodriguez lime green skirt z

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull