Ad imageAd image

Sara dhe Ledioni do realizojnë dasmën madhështore, ja se kur

1 min lexim

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço siç është lajmëruar shumë shpejt do t’i japin fund beqarisë në një ceremoni e cila do të zhvillohet në Como të Italisë.

Ata nuk kanë zbuluar asnjë detaj nga ceremonia madhështore, por së fundmi trashëgimtarja e ‘Top Medias’ është nisur për festën e beqarisë në Mikonos të Greqisë së bashku me mikeshat dhe motrën e saj.

Por siç duket dasma e shumëpritur është më afër nga sa e mendonim. Sipas burimeve ceremonia e martesës së Ledionit dhe Sarës do të mbahet në datën 11 gusht.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mendohet se ata do të bëjnë një pritje intime një ditë para dasmës.
Ndërkohë mësohet se festa do të jetë e paharrueshme pasi në datën 12 gusht çifti ka organizuar dhe një tjetër festë madhështore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull