Ad imageAd image

Seldi dhe Mimoza rrëfehen si asnjëherë më parë

1 min lexim

Janë ndër çiftet më të dashura të estradës të cilët i bashkoi profesioni i tyre muzika.

Këngëtarët, Seldi Qallliu dhe Mimoza Shkodra në tetor të vitit të kaluar u fejuan. Njoftimin e kishin bërë vetëm përmes një postimi në Instagram, por lajmi kishte pushtuar mediat rozë. Ndonëse para pesë vitesh kishin bashkëpunuar në një projekt “Pare pare”, publiku e dinte se ata janë vetëm kolegë duke pasur një jetë private të pavarur, ashtu edhe siç ishte.

Por me kalimin e viteve si duket shoqëria e tyre u thellua duke u shndërruar spontanisht në dashuri.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mimoza ka treguar se kjo ka ndodhur krejt papritur. “Na jena konë kolegë nuk na ka shku mendja ma herët por ja që kur janë gjërat e shkruara…”, ka treguar Shkodra. Ndërkohë Seldi ka rrëfyer se si ka filluar shoqëria e tyre duke ia treguar sekretet njëri – tjetrit.

“Kot nuk thuhet shoqëria kthehet në dashuri e dashuria nuk kthehet në shoqëri”, ka përfunduar Seldi. Ndryshe Seldi dhe Mimoza dje kanë publikuar bashkëpunimin e tretë “Sa kujtime”. Ky projekt vjen pas këngës “Dashni” e cila u publikua atëherë edhe kur u zyrtarizua lidhja e artistëve.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull