Ad imageAd image

Shën Valentini i parë i Harry dhe Meghan Markle, ja ku do “arratiset” çifti mbretëror

1 min lexim

Duka i Sussex-it do të kalojë Ditën e Shën Valentinit si një burrë i martuar. Thuhet se Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle do arratisen për në Rrethin Arktik me 14 shkurt.

34-vjeçari Harry do kalojë ditën duke takuar trupat e marinës mbretërore që do marrin pjesë në “Exercise Clockwork”, ndërsa darkën do ta kalojë me bashkëshorten e tij shtatzënë.

“Exercise Clockwork” është emri tradicional për trajnimin vjetor dimëror, i bazuar në një prej mjediseve më të vështira në botë dhe duke u fokusuar në mbijetesën në kushte ekstreme.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

 

Ndani këtë artikull