Ad imageAd image

Shpallet i pafajshëm regjisori i akuzuar për abuzime seksuale

1 min lexim

Regjisori i njohur Harvey Weinstein është shpallur zyrtarisht i pafajshëm pas akuzave për përdhunime dhe sulme seksuale, ndaj aktoreve të Hollywood.

Paraqitja e tij sot në Gjykatën e Lartë të Manhatanit u bë pasi një juri e madhe e akuzoi për dy raste.

Harvey Weinstein, 66 vjeç, ka këmbëngulur dhe më parë nëpërmjet avokatit të tij se ai kurrë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Producenti mund të përballej me 25 vite në burg nëse do dënohej për veprën penale që lidhej me 2 gra. Ai do përballet me hetime shtesë në Los Anxhelos, në Londër dhe nga qeveria federale amerikane. Harvey është i lirë pasi ka paguar 1 milionë dollarë për lirim me kusht dhe ka rënë dakord për të parë të instaluar GPS e për të dorëzuar pasaportën.

Ndani këtë artikull