Ad imageAd image

Soni Malaj: Çifteve të ekranit fundi u vjen nga xhelozia

2 min lexim

Këngëtarja Soni Malaj gjatë një interviste për emisionin Elite Show është shprehur edhe për lidhjen me të fejuarin aktual Klevin.

Ajo ka thënë se klevi e mbështet dhe se mes tyre nuk ka xhelozi, pasi kjo është një arsyet që shumica e çifteve të shoëbizit ndahen.

“Marrëdhënia ime e re po bëhet 3  vjet, merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin respektohemi që kjo është gjëja kryesore, kemi një vlerësim shumë të madh për njëri-tjetrin jemi duke i bërë të gjitha gjërat bashkë  Klevi e di shumë mirë, nuk i shikon gjërat siç mund ti shohin shqiptarët rri me këtë e ka të dashur është shumë pranë meje dhe e shikon që çdo gjë është fallso. Unë  funksionoj shumë ndryshe nga çfarë mund të më njohë publiku. Klevi nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet xheloz.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për fat të keq të gjithë çiftet e shoëbizit që ndahen fundi u vjen shpejt për shkak të xhelozisë. Por ne artistët jemi si të thuash në vijën e parë, madje për këngëtarët gratë e tyre mendojnë gjatë gjithë kohës këta i gjuajnë këta të gjithë po gjuajnë dhe prandaj historitë e artistëve zgjasin shumë pak sepse është xhelozia e para dhe shkaku kryesor që të gjitha lidhjet përfundojnë në ndarje. Prandaj me Klevin jemi bashkë sepse kemi mirëkuptim me njëri-tjetrin pasi është pranë meje gjatë gjithë kohës,”-përfundon Soni gjatë intervistës së saj për Elitë Show.

Ndani këtë artikull