Ad imageAd image

Të famshmit dashurohen me koleksionin e ri “Pranverë 2019”

2 min lexim

Personazhet më të njohur të showbiz-it pritën zyrtarisht sezonin e ri Pranverë-Verë 2019 në hollin e “Mak Albania” në Tiranë, ku modelet plot finesë sfiluan me veshjet e koleksioneve më të reja të Liu.

Jo & Twinset Albania. Përfaqësuesja ekskluzive në Shqipëri e këtyre markave të njohura ndërkombëtare, Era Xhabafti dhe partneri i saj, Tedi Ngjela, pritën të ftuarit VIP në eventin e tyre special, ku të famshmit shihnin zbritjen surprizuese të modeleve në shkallë lëvizëse nga një kat më sipër për të bërë parakalimin plot finesë para tyre.

Momentet nga sfilata e koleksionit të ri Pranverë-Verë 2019 nga Liu Jo Albania dhe TwinSet, u shijuan nga afër nga personazhet e njohur të fushës së biznesit, artit dhe modës, mes të cilëve: Oni Hysenbelliu, Armina Mevlani, Eneda Tarifa, Anjeza Maja, Irena Kita, Eva Murati, Eni Shehu, Estela Ujka etj..

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një mozaik ngjyrash dhe emocionesh, gjatë eventit të krijuar nga “Landmark Communications”, personazhet e njohur shijuan koktejlin me këtë rast, duke bërë dhe foto me njëri-tjetrin. Eventi mbresëlënës, ku binte në sy eleganca, finesa dhe moda e fundit, u finalizua me zbulimin e “Range Rover Velar i Ri”, shoqëruar me një koncert live që mbahej në katin sipër hollit të hotelit, ndërkohë që të ftuarit shijonin shampanjën. Fotografi i “Panorama Plus” ka shkrepur disa foto nga mbrëmja, të cilat po i publikojmë bashkë me shkrimin për këtë natë fashion në Tiranë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull